Flash

30 qershori/ PD: Kemi fakte për manipulimin e pjesëmarrjes, padi ndaj "kamikazit" Denar Biba

Lapsi.al 4 July 2019
30 qershori/ PD: Kemi fakte për manipulimin e pjesëmarrjes, padi ndaj

Partia Demokratike bën me dije se disponon të dhëna dhe fakte se si është manipuluar pjesëmarrja e qytetarëve gjatë procesit të votimit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, tha se Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka rritur pjesëmarrjen me mijëra votues, duke përdorur “si kamikaz”, nënkryetarin e këtij organi, Denar Bibën.

PD disponon të dhëna se si ka funksionuar skema e manipulimit të pjesëmarrësve. Ka funksionuar si një piramidë manipulimi, që nis nga zyra e Edi Ramës e përfundon tek komisionerët në Qendrat e Votimit.

KQZ zhduku transparencën tradicionale. Nuk hodhi të dhënat e pjesëmarrësve”, tha Bardhi.

Ish-deputeti paralajmëron se PD do bëjë kallëzim penal për këtë krim masiv elektoral, duke filluar nga anëtari i PS në KQZ, Biba.

 

Të këshilluara

Basha në takim me aleatët në PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur në selinë blu për një mbledhje, aleatët e tij. Ditën e djeshme Partia Demokratike dhe opozita vendos...

12:30

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI