Flash

"Ramaforma", Balla: Ta harrojnë, reforma në drejtësi nuk negociohet

Lapsi.al 4 July 2019
"Ramaforma", Balla: Ta harrojnë, reforma në drejtësi

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur kritikave të presidentit të Republikës, Ilir Meta, kundrejt reformës në drejtësi që e etiketoi si “ramaformë”. Balla u shpreh se reforma nuk do të negociohet, duke shtuar se “presidenti vetëm mund ta ngadalësojë, por jo ta pengojë”.

“Reforma në drejtësi veçse zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim edhe pse e dëgjova në sallë emrin e heroit Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr ku është se po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Avni Rustemin. Presidenti mundet vetëm ta ngadalësojë, por jo ta pengojë.”- tha Balla.

Më tej, Balla iu referua zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke i konsideruar si një “pikë kthese”, pasi sipas tij, tani e tutje nuk do të ketë “më një parti, grupim, apo koalicion që të guxojë të pengojë shqiptarët të shprehin të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhin apo zgjidhen”. “Nga sot ne fitimtarët e 30 qershorit e kemi kuptuar mirë, se nuk fituam ngaqë kemi bërë punë shumë të mira, por se treguam vendosmëri për të respektuar shtetin me rregulla, ligje e kushtetutë. Ajo që u strëmundua Iliri, Saliu, Luli dhe Monika ishte mohimi i kësaj të drejtë kushtetuese të cdo shqiptari.”- tha deputeti socialist.

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI