Flash

Protestuan kundër Ramës, gjykata liron nga burgu dy kryetarët e PD-së në Librazhd e Prrenjas

Lapsi.al 3 July 2019
Protestuan kundër Ramës, gjykata liron nga burgu dy kryetarët e

Gjykata e Apelit në Durrës liroi sot nga burgu kryetarin e Degës së PD Librazhd, Bujar Vreto, kryetarin e Degës së PD Prrenjas, Arjan Karriqi si dhe dy të arrestuarit e tjerë Bujar Kojku dhe Dash Boja. Ata u arrestuan më 13 qershor pas protestës së organizuar kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Librazhd.

Në një deklaratë për mediat PD sqaron se arrestimi i tyre u bë me urdhër politik dhe ndaj tyre u montuan akuza të paqena dhe u mbajtën të ndaluar në kundërshtim flagrant me ligjin.

“Gjatë gjithë muajit qershor, Policia e Shtetit u shndërrua në një polici të mirëfilltë politike dhe kreu qindra arrestime në kundërshtim me ligjin në radhët e protestuesve të opozitës së bashkuar dhe të Aleancës Qytetare kundër farsës së 30 qershorit. Të gjitha arrestimet e policisë në disa vendime të njëpasnjëshme janë cilësuar nga vendimet e gjykatave si të paligjshme. Lirimi i sotëm i drejtuesve politikë të PD në Librazhd e Prrenjas konfirmon sjelljen antiligjore të policisë së Sandër Lleshajt dhe është një tregues i nevojës urgjente për depolitizimin e institucionit të policisë nga një strukturë drejtuese e mbushur me vegla të verbra të Edi Ramës dhe me ish-eksponentë të Sigurimit të Shtetit”, thekson PD.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI