Flash

Bayern Munchen sposton City: gati 60 milionë për Cancelo

Lapsi.al 3 July 2019
Bayern Munchen sposton City: gati 60 milionë për Cancelo

E gjithë historia e merkatos për Joao Cancelo ishte flirti me portugezin i Manchester City, por duket se në fund lojtarin do ta marrë një tjetër klub. Bayern Mynchen është futur befasisht, por me insistim për mbrojtësin e Juventus, duke parakaluar praktikisht dhe idealisht Manchester City. Anglezët kanë një problem: përpara se të blejnë duhet të shesin. Por vonesat në kohët e nevojshme që duheshin për të pritur zhvillimin e tratativës i kanë dhënë mundësinë kampionëve të Gjermanisë të ndërhyjnë me prepotencë.

Bavarezët janë përfshirë tashmë fort dhe janë gati të vendosin në tavolinë 60 milionë të kërkuara nga Juventus për të lënë të lirë portugezin. Tani kontaktet me menaxherin e futbollistit janë shtuar dhe sapo të hapet rruga e lirë e kësaj tratative, klubi gjerman do të provojë të blindojë edhe krahun e majtë, pasi në të djathtin është padron Pavard, ndërsa Hummels në qendër është zëvendësuar nga Lucas Hernandez.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI