Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka votuar së bashku me familjen e tij.
Ai ka publikuar në “Facebook” foto nga kutia e votimit, ku ka shkruar se shpreson që kjo ditë të shkojë në harmoni dhe me qetësi.
Më tej, Dako, i cili është një nga ish-kryebashkiakët më të akuzuar për abuzimin me qytetarët votues, i ka bërë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve durrsakë të marrin pjesë masivisht në votime, për të votuar për të ardhmen e fëmijëve.
“Duke votuar bashkë me familjen. Shpresoj që kjo ditë të shkojë në harmoni dhe me sa më shumë qetësi.
Ju bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi durrsakë që të marrin pjesë masivisht në votime, sepse duke marrë pjesë sa më shumë sot në votime, votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë!”, shkruan Dako.
Kujtojmë që Vangjush Dako nuk u rikandidua nga kryeministri Edi Rama, pas publikimit të dosjes “339” për blerjen e votave në Durrës dhe bashkëpunimin e Dakos me bandat kriminale.
