Flash

Qytetari voton dy herë, ish-deputeti i PD: "Dhe Soreca do të habitet" (FOTO)

Lapsi.al 30 June 2019
Qytetari voton dy herë, ish-deputeti i PD: "Dhe Soreca do të

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi ka publikuar rastin e një qytetari që pohon se ka votuar dy herë.

Boçi e merr si shembull këtë rast për të treguar se sa të rregullta janë zgjedhjet, aq sa sipas tij edhe Soreca do të habitet.

“Shiheni vete sa të rregullta janë zgjedhjet!!!!?

Proces evropian sa dhe Soreca do habitet, pale vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë. Personi ka votuar në Cërrik. Qetësisht e me buzëqeshje tregon gishtat e shënjuar.

Kur ky është futur dy herë, po të tjerët?! Partiakët, militantët, të fortët?!

Po mbushja e kutive në fund?! Konkluzionin lijani në dorë OSBE-ODHIR”, shkruan Boçi.

Biseda me qytetarin

Vajte votove sot? Për kë?

Po, për Andin

Sa herë votove?

Dy herë (tregon gishtat e mëdhenj në të dy duart)

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI