Kryetari i PD, Dega Vau Dejës, Agim Bushati, është shprehur për mediat se pjesëmarrja e votuesve në Bashkinë Vau Dejës është shumë më e ulët se ajo që raporton KZAZ nr. 6 në Bushat.
Ai tha se sipas verifikimeve të kryera nga grupet e ngritura pranë Qendrave të Votimit, flitet për një manipulim të hapur me kartat e identitetit.
Ndërkohë nga të dhënat e deritanishme pjesëmarrja e votuesve në Bashkinë Vau Dejës paraqitet si më poshtë. Nga 38. 746 votues që janë ne total rezultojnë 2. 295 votues, thënë ndryshe 6%.