Flash

OSBE: Nuk u ndalëm te shkolla "Vasil Shanto", nesër përfundimet

Lapsi.al 30 June 2019
OSBE: Nuk u ndalëm te shkolla "Vasil Shanto", nesër

Reagon misioni i OSBE  lidhur me procesin zgjedhor që po zhvillohet sot. OSBE njofton se ditën e nesërme do të mbajë një konferencë për shtyp, në të cilën do të nxjerrë përfundimet paraprake për zgjedhjet.

Ndër të tjera, OSBE sqaron se drejtuesja e këtij misioni, Audry Glover, nuk u ndal te shkolla “Vasil Shanto”, pasi situata aty nuk ishte e favorshme për vëzhgim.

“Fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin. Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje.

Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratën zyrtare të OSBE.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI