Flash

Tabaku: PS kërcënon invalidët për heqje kempi nëse nuk votojnë

Lapsi.al 29 June 2019
Tabaku: PS kërcënon invalidët për heqje kempi nëse nuk

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka denoncuar publikisht kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin për presionin që po ushtrojnë ndaj qytetarëve që të votojnë më 30 qershor. Majlinda Bufi, sipas Tabakut, ka kërcënuar me heqje kempi disa qytetarë invalidë.

"Dhuna shtetërore që klika e Edi Ramës po ushtron ndaj shqiptarëve, për t’i detyruar të marrin pjesë në procesin farsë e të paligjshëm të 30 qershorit nuk po kursen askënd.

Jo vetëm dhunë ndaj mësuesve, mjekëve dhe punonjësve të administratës, por dëshpërimi i ka çuar vartësit e Edi Ramës nëpër bashki të ushtrojnë dhunë edhe ndaj më të pambrojturve, ndaj invalidëve.

Dëshmitë e familjarëve të tyre provojnë së Majlinda Bufi e Bashkisë së Roskovecit, ka arritur deri aty sa të kërcënojë qytetarë me aftësi të kufizuara për heqje kempi, e vetmja mundësi që shumica e tyre kanë për të mbajtur frymën gjallë.

Dëshmia revoltuese sesi regjimi i Edi Ramës është i gatshëm të ndëshkojë për karrigen e tij, me heqjen e bukës së gojës disa fatkeqëve, vjen nga djali i madh i një familjeje pa baba, me 3 djem me shikim të kufizuar dhe me dy vajza me aftësi ndryshe.

Pas kësaj prove të sjelljes mizore të kryebashkiakes së Roskovesit, qëndron fytyra e vërtetë e regjimit të Edi Ramës.

Ai është i gatshëm të lërë pa bukë, pa ndihmë ekonomike dhe pa shërbime çdokënd që nuk i shërben pushtetit të tij personal dhe regjimit të tij kriminal.

Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka.

Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europian kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri", u shpreh Tabaku, e cila në fund të deklaratës së saj i ka kërkuar qytetarëve që të bojkotojnë zgjedhjet.

 

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Lëkundje sizmike janë ndjerë në Tiranë. Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë i lehtë me magnitudë 3.2 ballë. Tërmeti ka rënë në një thellësi prej ...

14:06

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI