Flash

Zgjedhjet vendore, PD paralajmëron: Nesër do të ketë dhunë, Edi Rama kërkon viktima

Lapsi.al 29 June 2019
Zgjedhjet vendore, PD paralajmëron: Nesër do të ketë

Vetëm pak orë nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, në një komunikatë zyrtare për mediat, Partia Demokratike paralajmëron për trazira dhe skenare dhune.

Në një deklaratë të mbajtur nga selia blu, ish-deputeti Flamur Noka, ka denoncuar se ditën e nesërme të votimit, persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar do të veshin uniformën e Policisë në shkelje të ligjit zgjedhor, për të provokuar dhunë dhe për t’u përplasur me qytetarët. “Qëllimi është që kriminelët me uniformë policie, ushtarët me uniformë policie, militantët e Partisë Socialiste me uniformë policie të provokojnë dhunë, përplasje me qytetarët që po protestojnë në të gjithë vendin kundër farsës kriminale të Edi Ramës. Veshja e personave civilë apo efektivave të Forcave të Armatosura me uniformë të policisë është një shkelje e rëndë ligjore dhe përbën vepër penale.”- tha Noka.

Sipas PD, ky skenar është i urdhëruar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryeministri Edi Rama, që po kryejnë në këtë mënyrë veprat penale të Përvetësim i detyrës shtetërore” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. “Këto vepra ndëshkohen me burg nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht nenet 246 dhe neni 247. Por megjithë angazhimin e të gjithë strukturave kriminale të Rilindjes, ky skenar dhune shtetërore i Edi Ramës do të dështojë.”- tha ish-deputeti.

 

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Lëkundje sizmike janë ndjerë në Tiranë. Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë i lehtë me magnitudë 3.2 ballë. Tërmeti ka rënë në një thellësi prej ...

14:06

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI