Flash

Apeli i dytë Metës për ditën e votimeve: Shmagni provokimet që mund t'ju çojnë drejt dhunës

Lapsi.al 29 June 2019
Apeli i dytë Metës për ditën e votimeve: Shmagni provokimet

Në vigjilje të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, presidenti i Republikës, Ilir Meta, iu është drejtuar me një mesazh të dytë qytetarëve, duke i ftuar që të respektojnë në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Meta i fton qytetarët shqiptarë të sillen me qetësi dhe mençuri, si dhe të vetëpërmbahen, duke vënë theksin tek rëndësia e ruajtjes së paqes sociale.

Në përmbyllje të mesazhit të tij, kreu i shtetit apelon për shmangien e provokimeve që mund të ojnë drejt dhunës.

Reagimi i plotë i Metës:

Të dashur qytetarë,

Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme.

Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri!

Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithsecilit!

E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale.

Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes evropiane të Shqipërisë.

Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë.

 

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Lëkundje sizmike janë ndjerë në Tiranë. Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë i lehtë me magnitudë 3.2 ballë. Tërmeti ka rënë në një thellësi prej ...

14:06

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI