Një ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Denar Biba, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u drejtohen kutive të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit vendorë.
Në një postim të publikuar në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Biba shkruan se ndonëse në 30 bashki të vendit gara përbëhet nga një kandidat i vetëm, “zgjedhje a votime qofshin në gati 50% të zonave, sërish mbeten të rëndësishme, ndaj nuk duhen bojkotuar”.
Më tej, Biba argumenton se një arsye tjetër për të votuar është delegimi i përfaqësimit tek të zgjedhurit vendor, të cilëve vetëm pas formalizimit të detyrës së tyre, mund të japin llogaridhënie për premtimet e dhëna elektorale. “Sepse kryebashkiaket tane emerohen nga ne, votuesit e tyre. Vetem keshtu i bejme ata te pergjegjshem dhe mund t’ju kerkojme llogari per premtimet dhe menaxhimin e parave publike”-shkruan Biba.