Flash

‘Lazarati është Evropë, jo votimeve komuniste’, fshati mbushet me parrulla (FOTO)

Lapsi.al 29 June 2019
‘Lazarati është Evropë, jo votimeve komuniste’,

Vec mbishkrimeve ‘Rama ik’, për të cilat ne raportuam tre ditë më parë, në Lazarat kanë nisur të shpërndahen edhe fletushka kundër zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në ambiente të ndryshme publike janë vendosur njoftime ku shkruhet “jo votimeve komuniste’. Natyrisht që s’ka këtu ndonjë surprizë. Lazarati është një bastion i PD-së dhe nuk pritej ndonjë reagim tjetër. Mbetet për t’u parë nesër se si do të zhvillohen ngjarjet.

Pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë më e ulëta në rang republike, por frika është tek dëmtimi i materialeve zgjedhore në 5 qendrat e votimit që ka ky fshat. Edhe sikur kjo të ndodhë, prapë nuk ndryshon asgjë. Thjesht shpallen të pavlefshme ato qendra dhe procesi vijon pa e llogaritur Lazarin në rezultatin final.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Lëkundje sizmike janë ndjerë në Tiranë. Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë i lehtë me magnitudë 3.2 ballë. Tërmeti ka rënë në një thellësi prej ...

14:06

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI