Flash

Zgjedhjet, përplasje mes zëdhënësit të Presidentit dhe Rudina Hajdarit

Lapsi.al 29 June 2019
Zgjedhjet, përplasje mes zëdhënësit të Presidentit dhe

Në ditën kur duhet të kishte heshtje zgjedhore, deputetja e PD Rudina Hajdari kritikoi presidentin se u takua vetëm me partitë opozitare jashtë Kuvendit dhe se nuk bëri asnjë tentativë për të takuar me deputet e opozitës brenda Kuvendit.

"Sa turp! Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nëpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm,"-shkroi deputetja.

Postimit të deputetes në Twitter iu është përgjigjur zëdhënës i presidentit, Tedi Blushi i cili u shpreh i zhgënjyer që Hajdari nuk respektoi heshtjen zgjedhore.

"I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton "heshtjen zgjedhore" të partisë së saj të re që shkon nesër në votime. Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t'i kalojë mami vettingun,"-shkroi Blushi.

Të këshilluara

4 lëkundje tërmeti në Korçë

Korça nuk gjet qetësi për sa i përket lëkundjeve të tërmetit. Mëngjesin e sotëm janë ndjerë 4 goditje tërmeti, ku magnituda më e fortë ka qenë 2.8 ballë. Lëkund...

09:27

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI