Flash

“Lëre të vdesë’, ish-deputeti i PD-së denoncon: Terror në Dibër, policia dhunoi nënë e bir

Lapsi.al 29 June 2019
“Lëre të vdesë’, ish-deputeti i PD-së denoncon:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka akuzuar forcat e Policisë në Dibër për ushtrim dhune dhe terror gjatë përplasjeve të shënuara mbrëmjen e djeshme në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) nr.19.

Në një deklaratë për mediat, Gjunkshi deklaron se policë me maska kanë shqyer dyert, kanë kontrolluar dhe kanë shoqëruar në Komisariat 12 qytetarë. “Në fshatin Tomin është goditur një grua e cila vazhdon të jetë ende në gjendje të rëndë, madje policia ka goditur edhe djalin 14-vjeçar i cili ka tentuar ti japë ndihmë nënës së tij dhe nuk është lejuar ta çojë në spital, duke i thënë ‘lëre të vdesë aty’. I bëjmë thirrje kamikazit Lleshaj, të lerë mënjanë planet e Ramës për të shantazhuar opozitën.”- tha Gjunkshi.

Sipas ish-deputetit, në fshatin Tomin, është goditur një grua që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si dhe djali i saj 14-vjeçar, i cili nuk është lejuar t’i japë ndihmë të emës nga efektivët, që citohen të kenë thënë “lëre të vdesë aty”. Sipas Gjunkshit, protesta ishte në formën e marshimit, por u përshkallëzua nga provokimet e policëve civilë dhe të panjohur, të infiltruar nga Policia. “Nga ana e protestuesve nuk është lënduar, dëmtuar asnjë punonjës i policisë së shtetit apo qoftë edhe nj qytetar i thjeshtë. Deklarata në ngutje e sipër e Ministrit Lleshaj dhe policisë së shtetit, ka qenë tërësisht një mashtrim dhe një turp shumë i madh. Lëndimet e policëve, gazetarëve dhe qytetarëve, kanë ardhur nga sasia e tepërt e gazit lotsjellës që është përdorur.”- është shprehur ish-deputeti.

Të këshilluara

4 lëkundje tërmeti në Korçë

Korça nuk gjet qetësi për sa i përket lëkundjeve të tërmetit. Mëngjesin e sotëm janë ndjerë 4 goditje tërmeti, ku magnituda më e fortë ka qenë 2.8 ballë. Lëkund...

09:27

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI