Flash

Shqipëria sot në heshtje zgjedhore, nesër zgjedhje fasadë pa opozitën

Lapsi.al 29 June 2019
Shqipëria sot në heshtje zgjedhore, nesër zgjedhje fasadë pa

Sot është heshtje zgjedhore, pas mbylljes një ditë më parë të fushatës elektorale nga Partia Socialiste, drejtuese e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane. Opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet vendore, ndërsa Presidenti i Republikës ka anuluar 30 qershorin si ditë zgjedhjesh dhe ka nxjerrë dekretin e ri për zgjedhjet më 13 tetor.

Sipas Kodit Zgjedhor (neni 77), 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar në fund të majit listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3.536.015 shtetas shqiptarë, nga të cilët 132.788 persona votojnë për herë të parë. Sipas MB lista e votuesve është e ndarë në 51% votues meshkuj dhe 49 votuese femra.

Nga 61 bashki, në 35 bashki prej tyre ka vetëm një kandidat në garë pa rival përballë.

Të këshilluara

Basha: Rama kërkon viktima në 30 qershor

“Një gjë sot është e qartë: 30 qershori është rrëzuar pa ardhur ende. Votimet farsë janë bërë pa ardhur ende. Por 30 qershori, nga një garë politike ku do të kë...

22:49

Rama: Opozita i ka hapur gropën vetes

Këtë të premte kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë ku mbylli fushatën elektorale e socialistëve. Edhe në këtë takim nuk i ka kursyer etiketimet për “kafen turk...

22:27

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI