Flash

Basha: Rama kërkon viktima në 30 qershor

Lapsi.al 28 June 2019
Basha: Rama kërkon viktima në 30 qershor

“Një gjë sot është e qartë: 30 qershori është rrëzuar pa ardhur ende. Votimet farsë janë bërë pa ardhur ende. Por 30 qershori, nga një garë politike ku do të kërkonte fitore është kthyer tashmë në varrezën politike të Edi Ramës” - tha kreu i PD-së Lulzim Basha në një dalje para medias, mbrëmjen e së premtes.

“Ka vetëm një mënyrë që ne mund t’i japim oksigjen kësaj kufome politike: Kjo është dhuna. Edi Rama po kërkon viktima, që t’i përdorë ato për të justifikuar apo mbajtur pushtetin, por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për të zgjatur jetën e kësaj kufome politike.

Ndaj ju ftoj të gjithëve që të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës. Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë! Denonconi çdo gjë që regjimi i tij bën, presionin, dhunën, falsfikimin, mashtrimin! Mbi të gjitha, le të jemi bashkë më 30 qershor, duke ngritur zërin si qytetarë të denjë evropianë” – tha Basha.

Të këshilluara

Rama: Opozita i ka hapur gropën vetes

Këtë të premte kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë ku mbylli fushatën elektorale e socialistëve. Edhe në këtë takim nuk i ka kursyer etiketimet për “kafen turk...

22:27

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI