Këtë të premte kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë ku mbylli fushatën elektorale e socialistëve. Edhe në këtë takim nuk i ka kursyer etiketimet për “kafen turke” dhe se pas 30 qershorit, vetë opozitarët do të nisin të godasin njëri tjetrin me “xhezvenë” e boshatisur.
“Të katër aventurierët e marrë, për Saliun nuk po iu flas se e njihni… Po të ishte këtu Saliu sot, do kishte thënë në Vlorë u mblodhën 2 milionë njerëz, por në fakt nuk janë kaq, por janë 20 mijë. Nuk janë punonjës, por janë bio nga Vlora e historisë.
Po ja, kujtoheni Bertin e shkretë, me ato skapamentot e makinës dhe çingijet e tij, fiks atë fytyrë ka sot Salvador Haxhi Qametaj, bashkëluftëtari i fallxhores, dhe po atë fytyrë ka dhe i dashuri im Xhuljeta i Saliut.
Për fallxhoren nuk po iu flas, se sot mbaroi kafja turke! Sot u pre korrenti dhe s’ka më vajguri për revolucionin. Sot ka mbetur vetëm xhezvja për t’i rënë njëri- tjetrit dhe do ta shikoni sesi do të fillojë lufta pas të dielës, se çizmja ka mbetur në parlament.
Tani është koha që ju të shisni njëri- tjetrin, sepse Shqipërinë nuk e shitët dot. Gropa që keni hapur aty është, një nga një për ju” – tha Rama.