Dalin pamje nga ngjarja e ditës së sotme në Pallatin e Sportit të Shkodrës ku disa persona thyen me dhunë ambientet. PD ka publikuar një video sipas të cilës ky është momenti kur përfaqësues të Partisë Socialiste në Shkodër më në krye nipin e deputetit të PS, Luan Harusha, sulmojnë me dhunë Pallatin e Sportit ne Shkoder, nen administrimin e Bashkisë, duke thyer me forcë derën e këtij institucioni.
“Policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion i ka ndaluar, ndërkohë që në momentin kur arrin policia e rendit autorët largohen nga vendi i ngjarjes pa u ndaluar nga uniformat blu. Në vendngjarje janë 4 makina: një Volkswagen Pasat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, Një Merecedes Benz Cls me targë AA 007, pronar i saj është Ergys Harusha, nipi i deputetit të PS, Luan Harusha. Pasati jeshil është i Fatbardh Damës, anëtarit të PS në KZAZ. Trupa e PS në këtë KZAZ: Gazmir Jahiqi (krytar) Fatbardh Dama, Erjon Mandi, Agim Martini (sekretar)” – thotë PD.
https://video.syri.net/upload/videos/2019/06/BVDSBsXqMYO9pivBtVx9_28_c7de4ab964ab0e8cef2c06e2e2769e5e_video_240p_converted.mp4