Në prag të 30 qershorit, kru i Partisë Demokratike Lulzim Basha riktheu në vëmendje betejat e PD-së në 6 vjet duke kujtuar dekriminalizimin, luftën kundër kanalizimit, etj.
“Ata që mendojnë se me Edi Ramën mund të funksiononte gjuha institucionale, le të kujtojnë dekriminalizmin. Vetëm bojkoti i parlamentit solli dekriminalizmin dhe largimin e Ndokave, Frrokave dhe Prengave dhe Roshajve nga politika, edhe pse Edi Rama i mbrojti dhe nuk i lëshoi me vetëdije deri në fund.
Kujtoni sulmet e tij ndaj nesh. Kujtoni talljet e tij ndaj nesh dhe përbetimet që dekriminalizimi ishte lojë politike e jona. Dhe pastaj kujtoni të gjithë ata që u përzunë nga dekriminalizimi, sepse ishin vrasës përdhunues dhe trafikantë, që Rama i solli të bashkëqeveriste me ta.
Pa mbaruar mirë dekriminalzimin, na u desh të përballeshim me projektin e Edi Ramës për kanabizimin e vendit si shpërblim ndaj krimit dhe alternativë ekonomike për vendin. Ju kërkoj të gjithëve të rikujtoni talljet, fyerjet ndaj denoncimeve tona, gënjeshtrat, mashtrimet që sajuan për të mohuar këtë realitet. Kujtoni sulmet mizore ndaj Dritan Zaganit dhe kujtdo që guxoi ngriti zërin për drogën.
Vetëm duke luftuar përditë, me këmbëngulje, ne ia dolëm që të zbulonim të vërtetën e drogës dhe të zgjonim gjithë botën që t’i bënte presion Edi Ramës.
Kujtoni betejën tonë për koncesionet. Edi Rama e shiti çdo skemë hajdutërie si skemë zhvillimi, si metoda novatore. Na sulmoi me çdo gjë deri sa më në fund shqiptarët dhe bota e panë dhe e kuptuan se koncesionet ishin skema të pastra grabitjeje. E njëjta gjë me vjedhjen e zgjedhjeve.
Tre vitet e fundit ne kemi luftuar çdo ditë që të kuptohet realiteti vrasës i bashkëpunimit krim-politikë në zgjedhje. Na sulmuan. Na fyen. Na shpërfillën. Por sot, Të gjithë e kanë mësuar të vërtetën. Kjo histori është përsëritur çdo ditë, për çdo betejë tonën” – tha Basha që e mbylli me një mesazh.
“Sot dua ta them: Pa bojkotet tona, pa denoncimet tona, pa çadrën, pa djegien e mandateve, pa bojkotin e zgjedhjeve farsë sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja me shokë ende ministra dhe Qazim Sejdini e Vangjush Dako pranë mandatit të katërt” – tha Basha.