Infermierja e spitalit të Peshkopisë mohon që të ketë policë të plagosur nga përplasjet e djeshme te KZAZ-ja. Policia e Shtetit njoftoi për shtatë efektivë të plagosur nga bombat molotov dhe kapsollat.
Por bluzat e bardha pohojnë të kundërtën. Edhe ata policë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë pasur probleme të shkaktuara nga përdorimi i sprajtit dhe gazit lotsjellës.
“Në spital janë paraqitur nëntë raste. 7 janë policë, një operator dhe një protestues. Kanë pasur komplikacione nga gazi lotsjellës. Nga këto që kanë ardhur në urgjencë asnjë prej tyre nuk ka qenë i plagosur, por veç intoksikim nga gazi lotsjellës”, thotë infermierja e spitalit të Peshkopisë.