Bashkia e Shkodrës ka reaguar, pasi në disa shkolla të qytetit janë vendosur kutitë e votimit.
Nga kjo bashki thuhet se ndërhyrja e policisë është e paligjshme. Më tej Bashkia Shkodër shton se këto veprime të pastra diktatorialo-politike, për hapjen e dhunshme me thyerje e dëmtim të institucioneve publike, po dhunojnë haptas dhe ditën për diell vlerat demokratike.
Reagimi i Bashkisë së Shkodrës
Këto veprime të pastra diktatorialo-politike, për hapjen e dhunshme me thyerje e dëmtim të institucioneve publike, po dhunojnë haptas dhe ditën për diell vlerat demokratike. Gjithashtu janë duke njollosur të drejtën e votës së lirë, të pa manipuluar, të barabartë apo të blerë nga mafia.
Ne po monitorojmë dhe dokumentojmë hap pas hapi të gjitha këto akte të pakuptueshme ndaj pronave të qeverisjes vendore dhe po informojmë institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR.
Ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të punojmë e lufftojmë për një Shqipëri brenda familjes Europiane, e cila dinjitetin dhe lirinë e personit njerëzor i vlerëson shtylla të zhvillimit.