Flash

Mitingu përmbyllës i PS në Vlorë/ Synohet pjesëmarrja e 10 mijë qytetarëve, PD përgatit anti-miting

Lapsi.al 28 June 2019
Mitingu përmbyllës i PS në Vlorë/ Synohet pjesëmarrja e

Partia Socialiste ka zgjedhur qytetin e Vlorës për të zhvilluar në orën 20:00 mitingun përmbyllës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Mësohet se shtabi elektoral ka vendosur përgjatë “Lungomares” 10.000 karrige, duke synuar arritjen e një pjesëmarrjeje më të madhe krahasuar me mitingun përfundimtar të socialistëve për zgjedhjet qendrore të vitit 2017.

Në qarkun e Vlorës, PS-ja përfaqësohet nga kandidatura e Dritan Lelit, i cili është në kërkim të një mandati të dytë në garën përballë pretendentes nga Partia “Bindja Demokratike”, Valbona Mezi.

Ndërkaq, dega lokale e Partisë Demokratike ka informuar se është duke u përgatitur për mbajtjen e një anti-mitingu pranë perimetrit të zonës, ku socialistët do të finalizojnë fushatën e tyre elektorale.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI