Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u bëri thirrje qytetarëve gjatë deklaratës së tij në selinë e PD-së, që të mos bien pre e provokimeve dhe skenarëve, të cilat ai i konsideroi si kriminalë, të kryeministrit Edi Rama.
"Ndaj ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demorkatike, por edhe të gjithë qytetarëve, mos bini pre e provokimive dhe e skenarëve kriminalë të Edi Ramës dhe shpurës së banditëve të tij. Ne jemi të fortë. Ne jemi shumicë. Ne e dimë cila është rruga përpara dhe nuk ka asgjë që na kthen mbrpasht. Ne do jemi të gjithë shumë mirë. Shqipëria do të bëhet shpejt shumë mirë. Rama dhe mercenarët e tij do të jenë shumë keq së shpejti. Ata e dinë fundin e tyre, prandaj reagojnë si egërsirat e plagosura për vdekje", u shpreh Basha.