Flash

Sulmet ndaj KZAZ-ve, Rama paralajmëron kryebashkiakët: Hiqni dorë pa rënë në dorë të drejtësisë

Lapsi.al 28 June 2019
Sulmet ndaj KZAZ-ve, Rama paralajmëron kryebashkiakët: Hiqni dorë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili kërkoi shkarkimin e kryebashkiakëve nga radhët e opozitës së bashkuar joparlamentare, që përfshihen në pengimin e zgjedhjeve. Në një postim në llogarinë e tij personale në “Twitter”, Rama paralajmëroi se çdo kryebashkiak i përfshirë në cënimin e qendrave të votimit, do të përballet me drejtësinë për krime zgjedhore.

Reagimi i Ramës:

Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë.

Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI