Kryeministri Edi Rama teksa vijon takimet elektorale në këtë ditë të fundit të fushatës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, i është përgjigjur letrës publike të publikuar mbrëmjen e djeshme nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili i bënte thirrje për të reflektuar. Rama u shpreh se 30 qershorin “nuk ka asnjë shans ta lëvizë askush”, dhe se letra e Metës u nis pasi u dogjën Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhoor (KZAZ) në Vaun e Dejës.
“Ua kam thënë që ditën e parë, kur edhe shumëkush ndër ne mendonte se ishte i pamundur është të dielën dhe nuk e luan as topi, jo më ta luajë filxhani ku Monika ka zhytur tërë opozitën e jo më ta luajë dekret pas dekrtet i Baba Xhikës që më kishte cuar një letër mbrëmë, një letër dashurie, që cuditërisht e coi pasi u dogj KZAZ në Vuan e Dejës, dashuri me kod, reflekto Edi se e shikon ça po ndodh.”- tha Rama në ligjëratën që mbajti nga takimi elektoral në Himarë.
Rama komentoi sërish dekretin e 13 tetorit si një datë të re për zgjedhjet vendore, duke thënë se këto janë grahmat e fundit të një revolucioni imagjinar. “Haxhi Qametaj s’di se çfarë bën me dekretet e tij, s’di çfarë vulos. Janë vulat e panikut, e dëshpërimit dhe të grahmave të fundit të një revolucioni imagjinar që nga dje e ka selinë në Presidencë.”- tha kreu i qeverisë.