Flash

Djegia e KZAZ-së së Bushatit, policia përplaset me PD-në

Lapsi.al 27 June 2019
Djegia e KZAZ-së së Bushatit, policia përplaset me PD-në

Mbrëmjen e së enjtes është djegur KZAZ-ja e Bushatit e vendosur në shkollën e fshatit. Policia thotë se kjo u bë nga protestues të PD-së.

“Rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila ështe ngritur prane një shkolle në Bushat, Vau i Dejës. Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau i Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë, të përfshire në ngjarje. Grupi hetimor i ngritur për çështjen dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit” – thuhet në reagimin e policisë së shtetit.

Por ky qëndrim është hedhur poshtë nga PD-ja me anë të sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi i cili thotë se asnjë mbështetës i PD-së nuk është përfshirë në këtë ngjarje.

“Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat. Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën. U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.

Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private” – thuhet në deklaratën e PD-së. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=rZyZ_Z2ZxsE

Të këshilluara

VIDEO/ Digjet KZAZ-ja në Bushat

I është vënë flaka KZAZ-së nr 6 në fshatin Bushat në Shkodër, ku ishin të vendosur materialet zgjedhore. Aktualisht KZAZ-ja e kësaj zonë është në flakë. Dhjetër...

21:36

SHBA kundër Metës: Zgjedhjet në 30 qershor

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, foli për “Zërin e Amerikës”, lidhur me situatën politike në Shqipëri. Zyrtari i lartë amerikan d...

18:29

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI