Flash

Data e re e zgjedhjeve, reagon sërish Rama: Haxhi Qamili s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës

Lapsi.al 27 June 2019
Data e re e zgjedhjeve, reagon sërish Rama: Haxhi Qamili s’di

Kryeministri Edi Rama duket se nuk e njeh dtatën e re të zgjedhjeve vendore, e cila u caktua sot nga Presidenti i Republikës. Rama e ka krahasuar Metën me Haxhi Qamilin, ndërkohë që thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk i vret data e re.

“Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte një togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvanëve tregtare.

Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të!

Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.

Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30 QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman”, thekson Rama.

Të këshilluara

Meta thirrje Ramës: Reflekto!

I pyetur nga gazetarët në lidhje me reagimin e Edi Ramës, i cili nuk e njeh dekretin e ri të datës së zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk duh...

15:02

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI