Flash

Bashkia e Shkodrës kallëzon penalisht Sandër Lleshajn

Lapsi.al 27 June 2019
Bashkia e Shkodrës kallëzon penalisht Sandër Lleshajn

Bashkia e Shkodrës ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe disa punonjës të tjerë të policisë për shpërdorim detyre, duke kërkuar shkarkimin e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim për shtyp i këtij organi vendor, ku shpjegohet se kallëzimi lidhet me përdorimin e gazit lotsjellës në protestën e 20 qershorit. “Nga ana e  punonjësve të Policisë së Shtetit dhe  punonjësve të  Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër, është hedhur masivisht gazi me lëndë helmuese mbi qytetaret të cilët po manifiestonin paqësisht në qytetin e tyre, situatë e cila është pasqyruar direkt live në mediat Lokale dhe Kombëtare”- shkruhet ndër të tjera në njoftimin për mediat.

Bashkia vë theksin tek dyshimi i arsyeshëm për urdhër të paligjshëm të ministrit të Brendshëm dhe tek hedhja e gazit lotsjellës që vërehet në pamjet filmike, të cilat provojnë qartazi  se efektivë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të saj, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

 

 

Të këshilluara

Meta thirrje Ramës: Reflekto!

I pyetur nga gazetarët në lidhje me reagimin e Edi Ramës, i cili nuk e njeh dekretin e ri të datës së zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk duh...

15:02

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI