Pas komunikimit të vendimit për të dekretuar 13 tetorin si datë të re për zgjedhjet vendore nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Në një postim në llogarinë e tij personale në “Twitter”, kreu i qeverisë shkruan se 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh, duke e konsideruar vendimin e kreut të shtetit si një “çmenduri të dytë”.
“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë??Tani thjesht mëshirojeni?Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM
dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM? 30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH???”- shkruan Rama në “Twitter”.
