Flash

Meta: Dy arsyet pse vendosa shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Lapsi.al 27 June 2019
Meta: Dy arsyet pse vendosa shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës për mediat u shpreh se 13 tetori do të jetë data e re e zgjedhjeve lokale duke dhënë edhe dy arsye për këtë.

“Dy arsyet kryesore përse kam vendosur 13 tetorin: Është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje gjithëpërfshirëse, jo vetëm sa i takon vullnetit të atyre që duan të marrin pjesë në zgjedhje. Dhe së dyti, sikurse e kam nënvizuar e kam theksuar edhe para jush ne shpjegimet Kushtetuese e logjike te atij anulimi, një nga arsyet kryesore ka te beje me garantimin e vazhdimësisë së integrimit evropian, të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore.

Për fat të keq kemi humbur mjaft kohë, por për fat të mirë ende në axhendën e BE është ende për të marrë vendim për të dyja vendet në tetor. Këshilli i BE është në 17-18 tetor dhe dhe duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për zgjedhje gjithpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë.” u shpreh Meta.

Të këshilluara

Itali/ Shqiptari kapet me 43 kg heroinë

Një sasi e madhe droge ështe sekuestruar nga policia italiane, ndërsa në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. ...

13:03

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI