Flash

Reagon PD: Djegia e KZAZ në Bushat, skenar i Ramës

Lapsi.al 27 June 2019
Reagon PD: Djegia e KZAZ në Bushat, skenar i Ramës

Në një deklaratë të Partisë Demokratike pas ngjarjeve të ndodhura në Vaun e Dejës ka dënuar atë që e quan “skenar kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë”.

“Emërimi i Tom Doshit si shef i shtabit politik për Shkodrën, nga Edi Rama, është emblema e qeverisë për 30 Qershorin. Një individ, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, është garancia që Edi Rama i jep krimit për të bashkëqeverisur.

Duke qenë se e ka dërguar si përfaqësues në KZAZ për të dhënë direktiva për 30 Qershorin, për të bërë herë si politikan, herë si gangster, herë si shef policie, le ta ngarkojë edhe si prokuror që të shpallë armik atë që ka caktuar partia.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen për policët e dëmtuar sonte, si dhe i inkurajon ata të bëjnë publik çdo informacion qe zbulon planin kriminal të Edi Ramës për përplasje civile” – thuhet në deklaratën e PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Digjet KZAZ-ja në Bushat

I është vënë flaka KZAZ-së nr 6 në fshatin Bushat në Shkodër, ku ishin të vendosur materialet zgjedhore. Aktualisht KZAZ-ja e kësaj zonë është në flakë. Dhjetër...

21:36

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI