Flash

Del VIDEO e sulmit mbi KZAZ/ Policët e plagosur në Vaun e Dejës, reagon Rama

Lapsi.al 27 June 2019
Del VIDEO e sulmit mbi KZAZ/ Policët e plagosur në Vaun e Dejës,

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në KZAZ-në nr 6, e vendosur në shkollën “Ndre Mjeda” në Vaun e Dejës. Nga të dhënat paraprake, mësohet se protestues dhe mbështetës të opozitës kanë zhvilluar nje tubim, duke kërkuar largimin e materialeve zgjedhore.

Persona ende të paidentifikuar kane hedhur bombola artizanale dhe si pasojë ka shpërthyer flaka në ambientet e shkollës. Raportohet për 2 policë të lënduar në këtë ngjarje për të cilën ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurtë me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë #Ndëshkimi do jetë shembullor.

As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara?” – shkruan Rama në Tëitter.

Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkruan: “Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!”. ©LAPSI.al

[video width="800" height="450" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-27-at-21.43.27.mp4"][/video]

Të këshilluara

VIDEO/ Digjet KZAZ-ja në Bushat

I është vënë flaka KZAZ-së nr 6 në fshatin Bushat në Shkodër, ku ishin të vendosur materialet zgjedhore. Aktualisht KZAZ-ja e kësaj zonë është në flakë. Dhjetër...

21:36

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI