Flash

Basha për shkarkimin e Zef Hilajt: Akt kriminal për të mbrojtur pushtetin

Lapsi.al 28 June 2019
Basha për shkarkimin e Zef Hilajt: Akt kriminal për të mbrojtur

Pas shkarkimit të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hilës, ka reaguar kryetari i PD, Lulzim Basha.

Basha shprehet se nuk ka patur asnjë arsye për shkarkimin e Hilës. Sipas tij, kjo është një hakmarrje personale politike.

"Edi Rama ka shkarkuar sot Zef Hilën kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Është hakmarrje personale politike, kundër një përfaqësuesi të ligjshëm, të denjë të njerëzve.

Është vendim personal i Edi Ramës që përdor Këshillin e Ministrave si fasadë, dhe mercenarin Sandër Lleshi, një njeri i pa zgjedhur, i pa votuar, pa asnjë përfaqësim, për ta ndërsyer kundër njerëzve dhe opozitës.

Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës.

Shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin", shprehet Basha.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI