Flash

Gjykata e Shkodrës cakton masën e sigurisë për ish-deputetin e PD, Bardh Spahia

Lapsi.al 22 June 2019
Gjykata e Shkodrës cakton masën e sigurisë për ish-deputetin

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i akuzuar si një nga personat përgjegjës për djegien e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr.3 në Shkodër.

Seanca në ngarkim të ish-deputetit u zhvillua me dyer të mbyllura, pas vendimit të gjyqtarit Tonin Stërkaj për moslejimin e pranisë së familjarëve dhe të mediave. Spahia e ka cilësuar ndalimin e tij si arrestim politik dhei ka kërkuar Gjykatës që në marrjen e vendimit të bazohet tek faktet. “Arrestimi im, prapaskenë politike”- mësohet të ketë thënë ish-deputeti.

Ndërkohë, ambientet jashtë Gjykatës janë të “blinduara” nga forca të shumta policore, por edhe nga shumë përkrahës të demokratëve që kërkojnë lirimin e Spahisë. Në mbështetje të Spahisë kanë shkuar edhe përfaqësues të PD dhe ish-deputetë.

Spahia ka qëndruar për më shumë se 48 orë në izolim në Policinë e Tiranës dhe mbrëmjen e djeshme është transferuar në fshehtësi drejt Shkodrës. Gjatë ligjëratës së tij në protestën e nëntë në radhë në rang kombtar të opozitës së bashkuar joparlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e quajti Spahinë si të burgosur politik dhe i kërkoi Prokurorisë urdhërimin e menjëhershëm të lirimit të tij. Basha u shpreh se një kusht i shtuar për dialog me Partinë Socialiste, përveç largimit të kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është dhe lirimi i të burgosurve politik, me në krye Spahinë, si dhe vënia përpara drejtësisë e blerësve të votave.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI