Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë blu.
Mësohet se Cutillo ka mbërritur në PD rreth orës 11:00, ku është pritur nga kryedemokrati. Vizita e ambasadorit vjen një ditë pas protestës së nëntë në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare.
Referuar protestës, ditën e djeshme pati një reagim nga ana e ministrit të Jashtëm të Italisë, Enzo Moavero-s, i cili u bëri apel forcave politike në Shqipëri që të respektojnë me rigorozitet rregullat themelore te demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.