Flash

Çmenduri merkato: pas Hazard, Real fikson dy kampionë për mesfushën

Lapsi.al 8 June 2019
Çmenduri merkato: pas Hazard, Real fikson dy kampionë për

Verë e nxehtë në Madrid përsa i përket merkatos. Pas Eden Hazard e Luka Jovic, Real Madrid nuk dëshiron të ndalet më dhe nis sulmin për të kompletuar mesfushën, si reparti në të cilin Zidane ka shprehur bindjen se ka nevojë për rikonstruktim fondamental. Në shenjestër të merengues janë dy kampionë, po nga Premier League: Paul Pogba e Christian Eriksen.

Sipas asaj që bën të ditur 'Daily Mirror' Blancos për të arritur tek mesfushori francez i Manchester United, që konsiderohet prioritet nga tekniku i madrilenëve, janë të gatshëm të vendosin në tavolinë Gareth Bale.

Por nuk mbaron me kaq, sepse bisedimet me Christian Eriksen, gjithnjë e më tepër në orbitën Real Madrid, janë në fazë të avancuar. Kjo konfirmohet qartë nga lëvizja e Tottenham, që nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur në rast lamtumire të mundshme të danezit. Sipas shtypit anglez Mauricio Pochettino ka sugjeruar emrin e Julian Draxler, mesfushorit që duhet të largohet nga Psg, si lojtarin ideal për ta zëvendësuar.

Të këshilluara

Reja: "Na u mohua një penallti"

Të humbasësh të vjen gjithnjë keq, por tekniku italian Edy Reja, e ka gjetur shkakun për disfatën 1-0 në Rekjavik kundër Islandës: "Nuk kemi bërë një ndeshje të...

17:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI