Flash

Icardi jep detajin e fundit: video bardhezi, pasioni i gjithi zikaltër

Lapsi.al 8 June 2019
Icardi jep detajin e fundit: video bardhezi, pasioni i gjithi zikaltër
Një video emocionale, jo më shumë se 1 minutë, në bardhezi, ashtu si tashmë të gjithë fotot e publikuara: Mauro Icardi ripërshkon kështu sezonin e sapombyllur, ndoshta të fundit me fanellën e Inter. Sulmuesi argjentinas kujton golat e shënuar, festimet buzë fushës bashkë me bashkëshorten-agjente Ëanda Nara, gëzimin e tifozëve në shkallët e stadiumit. Një sezon që në realitet ishte negativ, me rënien e rendimentit pasi i'u hoq shiriti i kapitenit. Tani historia e tij me Inter mund të përfundojë. Shoqëria ka qëllim ta shesë për të arkëtuar dhe njëkohësisht evituar probleme të tjera brenda dhomave të zhveshjes. Flitet për një këmbim me Paolo Dybala dhe këto postime bardhezi vetëm sa duket sikur janë indicje të një destinacioni të ardhshëm, që nuk do ti pëlqejë aspak tifozëve të Inter.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI