Flash

Abuzime seksuale: Fifa përjashton përjetë ish-numrin 1 të futbollit

Lapsi.al 8 June 2019
Abuzime seksuale: Fifa përjashton përjetë ish-numrin 1 të

Dhoma e Gjykimit të Komitetit të Etikës së Fifa ka përjashtuar përjetë nga futbolli ish-presidentin e Federatës afgane (Aff) Keramuudin Karim, i konsideruar fajtor për dhunë seksuale ndaj disa lojtareve. Hetimi i Komitetit, informon vetë Fifa, kishte nisur menjëherë pas denoncimit të bërë nga të paktën pesë futbolliste afgane që e kishin akuzuar për abuzime të vazhdueshme seksuale gjatë periudhës 2013-2018, duke përfituar nga funksioni i tij si president i Aff.

Në vendimin e tij, Komiteti i Etikës ka gjykuar se Karim - 59 vjec, ish-pjesëtar i komitetit të përhershëm të Fifa - ka thyer normat n.23 (mbrojtja e integritetit fizik e mental) e n.25 (abuzim pozicioni) të Kodit të Etikës, duke e sanksionuar me përjashtim të përjetshëm nga të gjitha aktivitetet e futbollit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Për më tepër, ndaj Karim është vendosur një gjobë prej 1 milion franga zvicerane, afërsisht 900 mijë euro.

Të këshilluara

Reja: "Na u mohua një penallti"

Të humbasësh të vjen gjithnjë keq, por tekniku italian Edy Reja, e ka gjetur shkakun për disfatën 1-0 në Rekjavik kundër Islandës: "Nuk kemi bërë një ndeshje të...

17:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI