Flash

Cikalleshi: "Keqardhje që nuk shënuam, me skemën e re ndihmuam ekipin shumë mirë"

Lapsi.al 8 June 2019
Cikalleshi: "Keqardhje që nuk shënuam, me skemën e re

Ishte ndër më të mirët në fushë me Shqipërinë ndaj Islandës, por Sokol Cikalleshi shpreh keqardhjen per humbjen minimale.  "Na ka mërzitur disi rezultati. Me lojën që zhvilluam, mund të arrin diçka më mirë. Për mua të kthehem në Kombëtare, është një nder. Mendoj që me skemën e re e ndihmuan ekipin shumë mirë. Na vjen keq që nuk arritëm të shënonim. Jemi të pezmatuar nga rezultati".

I pyetur nga "RTSH" për atë që ai dhe skuadra kuqezi dha në fushë, sulmuesi u shpreh: "E kisha detyrë që të kthehesha në zonë, kur kundërshtarët hidhni autet. Në pjesën e parë harxhuam energji dhe kërkuam me ngulm që të shënonim. Nuk e di a ishte penallti ajo që pretenduam. Në pjesën e dytë, nuk e gjetë forcën e duhur për të dalë në sulm. Në pjesën e parë kishim erën në favor, ndërsa në të dytën e kishim kundër".

Ndaj Moldavisë do të jetë një ndeshje tjetër: "Goli i pësuar në uli moralin. Nuk dorëzohemi! Me trajnerin e ri dhe skemën e përdorur, treguam se mund të luanim me 2 sulmuesë. Me vjen keq për rezultatin. Me Moldavinë do të jetë një ndeshje ndryshe. Islanda ishte shumë e fortë fizikisht. Mendoj që i bëmë ballë shumë mirë. Nuk pësuam gol nga goditja standarte që ata janë shumë të fortë. Me Moldavinë duhet të arrijmë rezultat pozitiv. Do jetë një ndeshje e vështirë", tha Cikalleshi.

Të këshilluara

Reja: "Na u mohua një penallti"

Të humbasësh të vjen gjithnjë keq, por tekniku italian Edy Reja, e ka gjetur shkakun për disfatën 1-0 në Rekjavik kundër Islandës: "Nuk kemi bërë një ndeshje të...

17:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI