Flash

Champions i ri, Ligat Europiane kundër reformës së Agnelli: "Kampionatet kombëtar nuk duhen nëpërkëmbur"

Lapsi.al 7 May 2019
Champions i ri, Ligat Europiane kundër reformës së Agnelli:

Jo formulës së re të Champions që rrezikon të nëpërkëmbë kampionatet kombëtare. Ky është pozicioni i fortë i marrë nga Ligat Europiane, të mbledhura në Madrid për të diskutuar propozimin e reformës së avancuar nga Eca, udhëhequr nga Andrea Agnelli, në të cilën hipotezohen vende fikse për klubet e mëdha, duke nisur nga 2024. European Leagues, organizatore dhe përfaqsuese e interesave të Ligave kombëtare profesioniste në Europë e një panel klubesh, kanë kërkuar të konsultohen e të negociojnë me Uefa.

Lars-Christer Olsson, presidenti i shoqatës, ka ndërhyrë në konferencë shtypi në përfundim të takimit në Madrid, ku morën pjesë përfaqësues të 244 klubeve. "Duhet të përfshihemi në procesin vendimmarrës të së ardhmes së kompeticioneve europiane - shpjegoi ai -. Procesi duhet të ndryshojë, nga informacioni në një negociim të vërtetë. Kompeticionet kombëtare duhet të jenë në bazë të kompeticioneve ndërkombëtare e duhet të vijë kualifikimi në turnetë e Uefa përmes kampionateve vendase. Pa këtë është e pamundur të mbash interesin e tifozëve".

Formati i ri do të lejonte pesë skuadrat e para, të katër grupeve nga tetë, të kualifikohen direkt në edicionin e ardhshëm, pavarësisht nga klasifikimet e tyre në kampionat, me mundësinë për të bërë playoff mes të gjashtës e të shtatës. Një reformë që merr kështu kundërshtimin e klubeve të vogla, por edhe Ligave që organizojnë kampionatet kombëtare që i frikësohen zhvleftësimit të turneve të tyre, mbi të gjitha sepse ndeshjet europiane do të luhen në fundjavë. "Nuk mund të riformatojmë asgjë në kompeticionet europiane pas një akord me ligat kombëtare", ka thënë presidenti i Ligës spanjolle, Javier Tebas.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI