Flash

Shtiret i sëmurë për të parë gjysëmfinalen e Champions: i ndërpritet kontrata me klubin

Lapsi.al 7 May 2019
Shtiret i sëmurë për të parë gjysëmfinalen e

Një histori absurde, por që ka ndodhur vërtetë. Jordie van der Laan ka ndërprerë kontratën e tij me Telstar pasi u shtir si i sëmurë për t’u nisur drejt Londrës dhe për të ndjekur gjysmëfinalen e vajtjes së Ligës së Kampioneve mes Tottenham dhe Ajax (0-1).

Ngjarja ka ndodhur më 30 prill, kur Van der Laan vendosi të shtirej si i sëmurë për të mos marrë pjesë në stërvitje me skuadrën e tij, që po përgatitej për ndeshjen kundër Jong PSV, për të shkuar në Angli për të parë në stadium suksesin e Ajax ndaj Tottenham.

Në skandencë kontrate deri në fund të sezonit me Telstar, klub aktualisht në vendin e 15-të të Eerste Divisie (kategoria e dytë e futbollit hollandez), van der laan ka zgjedhur të gënjejë skuadrën e tij i vetëdijshëm që klubi nuk do t’i kishte dhënë një ditë leje nga stërvitjet, siç zbulohet edhe nga vetë lojtari për “lJmuider Courant”.

“Isha i bindur që nuk do të më jepnin një ditë leje nga stërvitja. Por duhet të them që në fillim të ndeshjes në të vërtetë thashë që nuk isha i sëmurë dhe që ndodhesha në Londër. E dinin se do të shkoja atje. Gjithsesi është kurioze që telekamerat më fokusuan tre herë gjatë ndeshjes”.

Dhe në fakt supriza për Telstar ishte e madhe, ashtu si edhe ndëshkimi. Kontrata mes lojtarit dhe klubit holandez është zgjidhur, me Jordie van der Laan të detyruar tani të gjejë një skuadër të re. por më parë lojtari do të jetë sërish i impenjuar në rolin e spektatorit në tribunë, duke deklaruar se është gati të ndjekë edhe ndeshjen e kthimit me Ajax dhe Tottenham që do të luhet të mërkurën mbrëma në Johan Crujiff ArenA.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI