Flash

Pjanic-Juventus është divorc: bardhezinjtë fiksojnë çmimin

Lapsi.al 7 May 2019
Pjanic-Juventus është divorc: bardhezinjtë fiksojnë

Fjalët e artikuluara nga Miralem Pjanic për Canal + kanë bërë shumë zhurmë. Fjalë dukshëm të momentit, por që ngrenë një pikëpyetje të madhe për të ardhmen: “Të ndryshoj fanellë? Gjithçka është e mundur në futboll, jam prej tetë vitesh në Itali, në vitin e tretë te Juventus, në një klub të madh, por më pas në botën e futbollit nuk dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë. Por duhet që të gjithë të jenë dakord, dhe për momentin po mendoj vetëm të mbyll sezonin. Kam nevojë të shkoj me pushime dhe më pas të shohim nëse do të ndodhë diçka. E respektoj shumë këtë klub, që është një klub i madh me lojtarë të mëdhenj, por objektivi im për vitet e ardhshme është të fitoj Champions, dhe do të kërkoj ta bëj”.

Pastaj dy fjalë për postimin në Instagtam. Fillimisht duke spostuar një shalqi mbi të cilin ishte gdhendur logo e Juventus, dhe pastaj – i provokuar nga një tifoz kundërshtar që poshtë fotos i kërkonte të shkuante Ajax, duke iu përgjigjur me ton: “Ti provo të shkruash W8nderful”, një referim i qartë për 8 trofetë e Serie A të fituar radhazi nga “Zonja e Vjetër”. Për sa i takon zërave për PSG: “Është një nga tetë klubet më të mëdhenj të Europës, dhe në Champions duan të ecin më lart krahasuar me çfarë kanë arritur deri tani. Bëhet fjalë për një klub ku të gjithë lojtarët duan të shkojnë, sepse është një projekt sportiv, i lojtarëve të mëdhenj, ndaj PSG ka vërtetë shansin të fitojë Champions. Bëhet fjalë për një klub të respektuar nga lojtarët, ndaj mbetem në pritje.

Ndeshja sapo ka nisur dhe largimi duket mëse i paqartë. Sigurisht, nëse efekti ankand do të jetë, Zonja do të synojë të optimizojë një plusvalencë në bilanc. I blerë në qershorin e 2016 për 32 milionë, vlerësimi i boshnjakut vërtitet te 80 milionë eurot. Shifër që nuk duket se tremb shumë klubet e interesuara. Në këtë aspet, ai që ka tentuar seriozisht ishte Manchester City. Ashtu si Paris Saint-Germain duket se është duke vëzhguar frontin.

Thënë kjo, do të duhet të bëhen llogaritë me Juventus. Që, duhet nënvizuar, nuk nxjerr në treg numrin 5 të tij. Kush do të dojë të sigurojë Princin e Vogël duhet të përmbushë plotësisht kërkesat e kampionit të Italisë. E thjeshtë, e qartë dhe lineare.

Përgjegjësi i ambientit sportiv bardhezi, Fabio Paratici, ndërkohë studion planet alternative. Nëse do të duhet të niset Pjanic, Juve mund të vendosë të marrë përpara mbrojtjes një profl me karakteristika të ndryshme. Një mesfushor “fizik”, të aftë në të dyja fazat. Dhe këtu edhe Emre Can do të kishte mundësitë e tij shumë të mira.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI