Flash

Bakayoko e nxjerr Gattuso gënjeshtar: “Kurrë nuk kam refuzuar të futem në fushë”

Lapsi.al 7 May 2019
Bakayoko e nxjerr Gattuso gënjeshtar: “Kurrë nuk kam refuzuar
Milan kthehet te fitorja dhe vijon të shpresojë në kualifikimin e Champions League të ardhshme, por në shtëpinë kuqezi klima nuk është aspak e qetë, gjë që e tregon edhe sherri i bujshëm në stol mes Gattuso dhe Bakayoko. Pas ndeshjes me Bolonjën, trajneri i kuqezinjve ka lënë të kuptohet se do ta zgjidhin çështjen privatisht, por pak minuta pas vërshëllimës finale të ndeshjes është vetë mesfushori që ka shpjeguar atë që ka ndodhur me një postim të gjatë në Twitter: “Nuk pranoj të konsiderohem një lojtar që refuzon të hyjë në fushë kur ia kërkon trajneri” “U bënë javë që flitet për mua në media – thekson Bakayoko – por unë kam vendosur të mos them asgjë dhe të vazhdoj të punoj. Nga ana tjetër, ajo që ndodhi këtë mbrëmje dhe interpretimi i atij që po kërkon ti japë tjetër pamje situatës, më detyron të përgjigjem shpejt sepse unë nuk pranoj të konsiderohem një lojtar që refuzon të hyjë në fushë kur ia kërkon trajneri dhe që nuk respekton rolin e tij në klub dhe shokët e tij të skuadrës. Duke nisur nga stoli – vijon lojtari – isha gati të jepja 200% edhe sikur të kisha luajtur vetëm 5 minuta. Kur Lucas u dëmtua m’u tha të të bëhesha gati për ndërrimin. Dhe kështu veprova, u përgatita menjëherë dhe bëra nxehmjen për 2/3 minuta maksimumi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI