Flash

Video / Kompany ndëshkon Leicester dhe afron Pep te titulli i Premier League

Lapsi.al 6 May 2019
Video / Kompany ndëshkon Leicester dhe afron Pep te titulli i Premier

Eurogoli i Vincent Kompany ka afruar Manchester City te titulli. Goli i mbrojtësit, në minutën e 70' të sfidës me Leicester, i ka dhuruar tri pikë të çmuara skuadrës së Pep Guardiola, tani përpara Liverpool me një pikë në klasifikim: 95 kundrejt 94, kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund të kampionatit. Në Etihad sfida ishte e nxehtë, Foxes nuk kishin objektiva sezonalë, por nuk e kanë kursyer veten duke krijuar disa raste që i kanë drithëruar qytetarët. Deri në goditjen befasuese të belgut, që finalizoi nga distanca. Pra gjithçka do të vendoset në javën e ardhshme, e fundit në programin e Premier League, ku do të luajnë Brighton-Manchester City dhe Liverpool-Wolverhampton.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI