Flash

Wanda i sulmon të gjithë: "Një foto nuk fshin 130 gola, pak burra të vërtetë si Icardi"

Lapsi.al 6 May 2019
Wanda i sulmon të gjithë: "Një foto nuk fshin 130 gola, pak

Për rreth një javë ka 'folur' vetëm duke postuar foto hot në shoqëri të bashkëshortit, por tani Wanda Nara thyen heshtjen e rrjeteve sociale dhe përgjigjet në një koment në profiling e saj në Instagram, duke dërguar një mesazh të qartë për të gjithë tifozët e Inter, që nuk kanë aprovuar shooting e fotografive të ish-kapitenit të tyre e që do të donin të dëgjonin të flitej për sulmuesin argjentinas vetëm për përfaqësimet në fushë, e ndoshta pas ndonjë goli.

Bashkëshortja e menaxherja e Mauro Icardi ka postuar foton e radhës (me Mauro plotësisht të zhveshur e pjesërisht të mbuluar nga përqafimi i saj), ndoshta jo rastësisht, në kthimin pas transfertës së Udines, ku për herë të parë edhe ajo ishte viktimë e kontestimeve të rënda të ultrasve zikaltër e të fyerjeve të tyre.

Një ndjekës i Lady Icardi ka komentuar, duke akuzuar Mauro se është "i brishtë" e Wanda i është përgjigjur direkt: "Për një shooting fotografik nuk fshihen 130 gola e nuk harrohet si luan. Vetëm ai mund të thotë nëse është i lumtur e nëse unë bëj atë që e bën të lumtur e. Të kujtoj se është ai që zgjedh, të siguroj se ka pak burra të vërtetë si ai".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI