Flash

Rama e quajti hu, përgjigjet Falmur Noka: Klloun dhe karagjoz!

Lapsi.al 2 May 2019
Rama e quajti hu, përgjigjet Falmur Noka: Klloun dhe karagjoz!

Ish-deputeti i PD, Falmur Noka i është përgjigjur nga Shkodra, kryeministrit Rama, i cili e quajti disa ditë më parë hu gardhi. Sipas Nokës, Rama tashmë është një klloun dhe karagjoz, i cili nuk merret me problematikat e qytetarëve.

"Edi Rama mendon se mund të rrijë i kapur në karrigen e pushtetit duke kërcënuar popullin. Nuk ka kryeministër që mund ta çojë ndërmend të kërcënojë shqiptarët. Shqiptarët kanë treguar se nuk e njohin frikën nga pushteti. Në rast se ai mendon se hap burg për shqiptarët, nëse guxon le ta bëjë. Nuk trembet populli me kërcënimet e një dordoleci. Në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Zgjedhje do të ketë pasi të largohet Edi Rama. Ky zotëria që sot për fat të keq është në karrigen e kryeministrit në çdo takim nuk ka folur për asnjë problematike të qytetarëve. Nuk jep llogari për qeverisjen e tij 6 vjeçare. Ai bën kllounin duke marrë nëpër gojë kundërshtarët dhe opozitën. Nuk mund të jetë një kryeministër në një nivel të tillë". 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI