Flash

Zyrtarizohet koalicioni opozitar, 10 pikat e marrëveshjes mes PD dhe aleatëve (FOTO)

Lapsi.al 23 April 2019
Zyrtarizohet koalicioni opozitar, 10 pikat e marrëveshjes mes PD dhe

Lulzim Basha me aleatët e tij në Hotel Tirana nënshkruan një marrëveshje për një koalicion të gjerë opozitar.

Kjo marrëveshje përbëhet nga 10 pika dhe është nënshkruar nga kryetarët e disa partive brenda koalicionit opozitar, mes tyre Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Ky koalicion synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Opozita e bashkuar është shprehur vazhdimisht e vendosur se pa largimin e Edi Ramës nuk mundet dhe nuk do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Ata e akuzojnë kryeministrin dhe qeverinë që drejton si manipuluese të vullnetit të popullit duke i blerë votat osse duke i siguruar ato përmes shantazheve.

10 pikat e marrëveshjes:

Krijimin e një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjët e ardhshme në vend

Partitë nënshkruese të ketij koalicioni do te regjistrihen ne zgjedhje vetem pasi te jene krijuar kushtet per zgjedhje te lira dhe te nderhshme

Rruga e vetme per krijimin e zgjedhjeve te lira eshte nje qeveri tranzutore me mandart te posatcem

Partite e kolaicionit opozitar nuk dk te lejojnë asnje farse elektroale

Pamundësimi i zgjedhjeve farse te diktuara nga pakti i rames me krimin

Rikonfirmojne vullnetin tone se bashkimi euripian eshte rruga e vetme

Angazhohemi per nje marrveshje per clirimin e ekonomise nga oligarki

Angazhohemi per lufte pa kompromis nfaj krimit te organizuar

Mbeshtësim lirite dhe te drejtat themelore te qytëtarece te cilet dhunohen nga veprimet arbitrate te instituciineve shtëterore

Angazhohemi per cdo individ apo parti te identifikuar si opoizitare

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, opozita shpalli edhe protestën kombëtare të radhës e cila do të zhvillohet me datë 11 maj në orën 18:30.

ImageImageImageImageImage

Të këshilluara

Rrezik në det, pezullohen lundrimet

Moti i keq dhe erërat e forta kanë bërë që të pezullohet me një afat të papërcaktuar lundrimi detar në Vlorë. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka pezulluar ...

09:22

Nishani: Partia e Patozit e financuar nga Rama

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, tashmë kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi në emisionin “Open” në TCH se themelimi i partisë së re që pr...

21:43

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI