Pas firmosjes së marrëveshjes me 10 pika për koalicionin opozitar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shpreh se kjo ditë marrëveshjeje është flamuri i shpresës për të gjithë shqiptarët. Ajo shtoi më tej se LSI nuk do të futet në zgjedhje për sa kohë do të jetë kryeministër Edi Rama.
“Aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm. Është shumë e qartë se kjo vjen si rezultat i axhendës sonë opozitare, e cila sot përfundon me nënshkrimin e një kolacioni të përbashkët përballë një shteti të kapur.
Kjo marrëveshje garanton zgjedhje të lira e të ndershme. Në Shqipëri do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, që shqiptarët të zgjedhin atë që duan. Kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve, kemi për detyrë t’ju garantojmë të gjithë infrastrukturën dhe sistemin e nevojshëm për të qëndruar këtu”, u shpreh Kryemadhi.