Flash

"Bindja Demokratike" dorëzon në Gjykatën e Tiranës kërkesën për t'u regjistruar si parti

Lapsi.al 23 April 2019
"Bindja Demokratike" dorëzon në Gjykatën e Tiranës

"Bindja Demokratike" dorëzon në Gjykatën e Tiranës kërkesën për t'u regjistruar si parti politike. Pritet që pas këtij veprimi, kjo forcë e re politike të regjistrohet dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke qenë se sot është afati i fundit i regjistrimit për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Pjesë e “Bindja Demokratike” pritet të jenë pjesa më e madhe e atyre, që në 2017, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare, kërkuan largimin e Lulzim Bashës dhe krijuan Lëvizjen për Ringritjen e PD.

Mbrëmjen e djeshme përfaqësuesit e këtij grupimi të ri politik u mblodhën në një takim në periferi të Tiranës, ku duket se kanë diskutuar dhe vijimin e aksionit të tyre, tashmë si një forcë e re alternative politike.

Në krye të kësaj force të re politike mësohet se do të jetë një prej zërave më kritikë ndaj qeverisë dhe opozitës, ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi.

THEMELUES TE BINDJA DEMOKRATIKE

Astrit Patozi

Fabian Topollaj

Arben Skënderi

Leonard Olli

Andi Përmeti

Ardjan Kollozi

 

 

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti me epiqendër në Krujë

Sipas IGJEUM, një lëkundje tërmeti me epiqendër në Krujë është regjistruar paraditen e sotme. IGJEUM ka raportuar se epiqendra ka qenë në një thellësi 16 kil...

11:12

Rrezik në det, pezullohen lundrimet

Moti i keq dhe erërat e forta kanë bërë që të pezullohet me një afat të papërcaktuar lundrimi detar në Vlorë. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka pezulluar ...

09:22

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI